Ndikimi i motit

Një pyetësor i përpiluar për motin nga Pyper pati për qëllim të vlerësoj ndikimin e motit te Kosovarët. Sondazhi i kryer në të cilin morrën pjesë afërsisht 2000 përdorues të aplikacionit gjeti se moti kishte ndikim në disponimin e 92% të personave që morrën pjesë në këtë hulumtim. Ndikim të madh kishte në përafërsisht gjysmën e respodentëve (45%) që raportuan se moti i ndikonte në gjendjen e tyre emocionale. Mbi 1 në 3 persona (36%) raportuan se moti ka ndikim deri diku në disponim të tyre ndërsa vetëm 5% deklaruan se moti nuk ndikon aspak në disponimin e tyre.

Përveç gjendjes emocionale, moti rezultoi të ketë ndikim edhe në gjendjen shëndetësor ku 3 nga 4 persona (76%) raportuan se moti ndikon në gjendjen e tyre shëndetësore dhe çdo i pesti person thotë se moti ka ndikim të madh në gjendjen shëndetësore. Sa i përket rëndësisë së parashikimit të motit në aranzhimin e pushimeve vjetore, 3 në 4 persona (73%) pohuan se parashikimi i motit për aranzhimin e pushimeve është i rëndësishëm apo shumë i rëndësishëm.

95% kanë prishur së paku një herë planet për shkak të motit ndërsa pothuajse gjysma (57%) e të anketuarve i prishin shpesh apo shumë shpesh planet përshkak të motit. Gjysma e respodentëve kanë rrëfyer se e përcjellin parashikimin e motit çdo ditë apo pothuajse çdo ditë ndërsa 1 në 10 persona kanë raportuar se nuk e përcjellin parashikimin e motit asnjëherë. ­

Report Download