Perceptimet mbi rëndësinë e aktiviteteve fizike

Pyper ka realizuar një sondazh për të matur përceptimin e rëndësisë së aktiviteteve fizike për qytetarët. Në këtë sondazh kanë marrë pjesë 1962 respondentë nga të gjitha komunat e Kosovës prej të cilëve rreth 60% kanë qenë meshkuj dhe rreth 40% kanë qenë femra.

Pikëpamjet e respondentëve rreth rëndësisë së aktiviteteve fizike kanë dallime të dukshme. Më shumë se gjysma e respondentëve, saktësisht 69.32%, kanë deklaruar se të qenurit fizikisht aktiv është shumë e rëndësishme ndërkaq, vetëm 3.85% kanë deklaruar se të qenurit fizikisht aktiv nuk ka aspak rëndësi për ta.

Sa i përket angazhimit të respondentëve për t’u marrë me aktivitete fizike, 26.2% kanë deklaruar se çdo ditë ose pothuajse çdo ditë merren me aktivitete fizike. 30.86%  e respondentëve kanë deklaruar se së paku një herë në javë merren me aktivitete fizike, ndërsa 17.91% kanë thënë disa herë në muaj. 16.07% kanë thënë se një herë në muaj ose edhe më rrallë merren me aktivitete fizike, ndërkaq një përqindje e vogël prej  8.96% kanë thënë se asnjëherë nuk merren me aktivitete fizike.

Më shumë se gjysma e respondentëve (56.36%) raportojnë se kur merren me aktivitete fizike preferojnë të jenë me dikë, ndërsa një përqindje prej 43.64% deklarojnë se kur merren me aktivitete fizike preferojnë të jenë vetëm.

Preferencat e respodentëve dallojnë edhe sa i përket vendit apo hapësirës se ku ata preferojnë të merren me aktivitete fizike. Në pyetjen se ku parapëlqeni të merreni me aktivitete fizike, një pjesë e konsiderueshme prej 58.43% parapëlqejnë të merren në natyrë me aktivietet fizike, 28.29% preferojnë palestrën dhe 12.99% kanë deklaruar se shtëpia është vendi më i përshtatshëm për t’u marrë me aktivitete fizike.

Gjithashtu, perceptimi i respondentëve rreth asaj se sa mendojnë që ka hapësirë për aktivitetet fizike në komunën e tyre dallon. Në pyetjen: “Në komunën ku jetoni, a mendoni se duhet të ketë më shumë hapësira ku mund të bëhen aktivitete fizike?” 89.8% kanë pohuar që duhet të ketë më shumë hapësira ku mund të bëhen aktivitete fizike ndërsa 5.25%  janë përgjigjur me jo. Një përqindje prej 9.89%, janë përgjigjur “nuk e di”. Në pyetjen: “A mendoni që në komunën ku jetoni duhet të ketë më shumë organizime për aktivitete fizike?”, 80.72% janë përgjigjur “po”, 9.36% janë përgjigjur “jo” dhe 9.89% janë përgjigjur “nuk e di”.