Remitancat

Paratë e dërguara nga emigrantët në Kosovë vazhdojnë të jenë burim mjaft i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik të vendit. Nga viti 2004 e deri në vitin 2018, trendi i remitancave në Kosovë ka shënuar rritje për rreth 400 milion euro(BQK, 2019). Sipas të dhënave të fundit nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK, 2019), vetëm gjatë vitit 2018 në Kosovë janë dërguar mbi 800 milionë euro nga emigrantët. Njëherë kjo është vlera më e lartë e parave të dërguara deri më tani nga emigrantët në Kosovë.

Në vjetarin statistikorë të Republikës së Kosovës për vitin 2019, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK, 2019) thuhet se remitancat në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra.

Andaj, për të parë ndikimin e remitancave në ekonomitë familjare, Pyper ka realizuar një sondazh në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1100 respondentë nga të gjitha komunat e Kosovës. Pjesë e këtij sondazhi kanë qenë 71.81% meshkuj si dhe 28.19% femra.

Më shumë se gjysma e respondentëve (60.85%) kanë raportuar se kanë një anëtar të familjes së ngushtë që jeton në diasporë, prej të cilëve saktësisht 33% raportuan se e kanë vëllain apo motrën jashtë vendit. Ndërsa, 39.15% kanë thënë se nuk kanë ndonjë anëtarë të familjes së ngushtë që jeton në diasporë.   45.49% e respondentëve tregojnë se pranojnë remitanca/para të dërguara nga jashtë, ndërsa 54.51% thonë se nuk pranojnë remitanca.

Lidhur me këtë respondentët shprehin mendime të ndryshme sa i përket arsyeve që nuk pranojnë remitanca nga anëtarët e familjes. Më shumë se gjysma, saktësisht 61.41%, kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për remitanca, 13.59% kanë deklaruarse nuk e dinë arsyen se pse anëtari i familjes nuk ju dërgon para dhe 11.14% thonë se anëtarët e familjes nuk ju dërgojnë remitanca për arsye personale. Pjesa më e madhe e respondentëve.

Raporti Vjetor 2018. (2019). Raporti Vjetor 2018. Marrë nga https://www.bqk-kos.org/repository/docs/2018/BQK_RV_2018.pdf

Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2019. (2019). Vjetari Statistikor i Republikës së Kosovës 2019. Marrë nga http://ask.rks-gov.net/media/4904/vjetari-2019.pdf