41% e të anketuarve janë PRO që pagesa me kriptovaluta të filloj në tregun e Kosovës

Kriptovalutat ose ndryshe paratë digjitale tashmë janë pjesë e tregut botëror dhe çdo ditë e më shumë po zëvendësojnë paratë fizike. Si në shtetet tjera, po ashtu edhe në Kosovë gjithashtu është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve rreth këtyre valutave. Këtë e tregon edhe sondazhi i realizuar së fundmi nga PYPER.

Vetëdijësimi i qytetarëve lidhur me kriptovaluta del të jetë i lartë. Pjesa dërrmuese e të anketuarve (85%) kanë dëgjuar për kriptovalutat e prej këtij grupi 86% e tyre kanë sadopak njohuri se çka janë kriptovalutat dhe se si funksionojnë.

Informatat kryesore rreth kriptovalutave, të anketuarit i kanë marrë prej artikujve në internet (66%), prej personave që merren me kriptovaluta (59%) dhe prej videove informuese në internet (39%)

Përkundër kësaj vetëdijshmërie të lartë, vetëm 22% e të anketuarve kanë investuar në kriptovaluta. E prej këtij grupi, rezultati i investimit të tyre ka qenë i ndryshëm. Siç tregojnë të dhënat, 34% kanë fituar para, 15% kanë humbur para, dhe 29% edhe kanë fituar edhe kanë humbur para. 3 kriptovalutat në të cilat kanë investuar pjesa më e madhe e të anktuarve janë Bitcoin, Dogecoin dhe Shiba.

Po ashtu, të pyetur se a janë pro apo kundër që pagesa me kriptovaluta të filloj në tregun e Kosovës, 41% e e të anketuarve janë shprehur pro kurse 33% kundër.

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë 2,781 persona anembanë Kosovës.