69.7% e qytetarëve të Kosovës mendojnë se Kosova duhet t’i vazhdojë përpjekjet e saj për liberalizimin e vizave

Janë bërë 10 vite prej se Kosova është në dialog me Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave dhe kosovarët ende vazhdojnë të mos kenë të drejtën për të levizur lirshëm, edhe pse pohohet se tashmë Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave.

Pavarësisht kësaj, qytetarët e Kosovës mendojnë se Kosova duhet të vazhdojë dhe të mos i ndërpresë përpjekjet e saj sa i përket kësaj çështje. Këtë e tregon edhe sondazhi i fundit i realizuar nga kompania e hulumtimit Pyper.

Një shumicë dërrmuese e qytetarëve të anketuar (95.54%) beson po ashtu se qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë liberalizim të vizave, ndërsa (4.46%) nuk pajtohen me këtë.

Të pyetur se cila është arsyeja kryesore për mosliberalizimin të vizave, qytetarët u përgjigjën si në vijim:

Niveli i lartë i korrupsionit (46.2%)

Mosrespektimi i ligjit (13.4%)

Nepotizmi (punësimi përmes lidhjeve familjare ose shoqërore) (5.5%)

Nuk e di/Nuk kam ndonjë opinion (14.6%)

Tjetër (20.3%)

Mosliberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka ndikuar edhe në mendimet e tyre për Bashkimin Evropian (BE). 45.6% e qytetarëve të anketuar u përgjigjën se kanë mendim pozitiv për BE-në, 40.4% e qytetarëve u përgjigjën se kanë mendim negativ, ndërsa 14.01% nuk kanë as mendim pozitiv dhe as mendim negativ.

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1200 persona anembanë Kosovës.