74.1% e të anketuarve shprehen optimist se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.

Më 12 maj të këtij viti, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky këshill është organizatë e vendeve evropiane që kërkon të mbrojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe të promovojë unitetin evropian duke nxitur bashkëpunimin për çështje ligjore, kulturore dhe sociale.

Një shumicë e qytetarëve të Kosovës e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Këtë e dëshmon dhe hulumtimi i fundit nga Pyper ku 89.1% e qytetarëve të anketuar shprehen se ky ka qenë momenti i duhur për Kosovën për të aplikuar në Këshillin e Evropës dhe gjithashtu 74.1% e të anketuarve shprehen optimist se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.

Pos kësaj 56.04% e të anketuarve mendojnë se ndonjë nga shtetet e BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës do ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të pyetur se cili nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, besoni se do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Të anketuarit u përgjigjën si në vijim:

Greqia             – 65.2%

Spanja             – 36.0%

Sllovakia         – 33.0%

Rumania         – 29.3%

Qipro               – 28.1%

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1020 persona anembanë Kosovës.