79% e të anketuarve janë pro tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti

Pas ngritjes së çmimeve në treg, shumë nga qytetarët po e shohin si të nevojshme një ndihmë nga qeveria. Së fundmi është propozuar që qytetarët të mund t’i tërheqin deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Ky propozim është mirëpritur nga këta të fundit, këtë e dëshmon edhe hulumtimi i fundit i realizuar nga Pyper.

73.1% e qytetarëve të anketuar janë pro vendimit për t’i tërhequr deri në 30% të kursimeve pensionale nga Trusti. Po ashtu, në rast se miratohet ky vendim, 79% e tyre janë shprehur të gatshëm që t’i tërheqin kursimet e tyre pensionale nga Trusti.

Të pyetur rreth arsyes kryesore se pse do t’i tërhiqnin të hollat e tyre nga kursimet pensionale, të anketuarit u përgjigjën si në vijim:

  • Për ta lehtësuar/përballuar krizën financiare (58.5%)
  • Për t’i pasur si kursime që mund t’i shpenzoj nëse më duhen (25.3%)
  • Sepse më duhet t’i përdori për arsye tjera dhe jo si rezultat i krizës financiare (16.1%)

Po ashtu, në pyetjen se sa do t’ua lehtësonte ta kalojnë krizën financiare që ka kapluar Kosovën tërheqja e kursimeve, përgjigjet e të anketuarve ishin të ndryshme. Vetëm 28% e të anketuarve mendojnë se tërheqja e kursimeve do t’ua lehtësonte shumë që ta kalojnë krizën financiare që ka kapluar Kosovën. 51.9% mendojnë se do t’ua lehtësonte deri diku kurse 20.1% kanë pohuar se nuk do t’ua lehtësonte aspak.

Hulumtimi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1050 persona anembanë Kosovës.