Kushtet e përdorimit

 

Informatat e pergjithshme

Pyper eshte kompani qe ofron një gamë të gjërë të shërbimeve si rezultat i hulumtimeve te ndryshme qe i kryen nepermjet aplikacionit mobil Pyper. Kjo infrastrukture teknologjike ju mundeson te gjithe qytetareve te marrin pjese ne hulumtime duke u pergjigjur ne pyetesor te llojllojshem.

Sherbimet

Pyper eshte e fokusuar në veçanti ne matjen e opinionit publik, hulumtimin e tregut, monitorimin dhe vleresimin e projekteve, ofrimin e informacioneve lidhur me kënaqshmerinë e konsumatorëve, si dhe vleresimi i produkteve qe parashihen te lansohen ne treg.

Duke shfrytëzuar shërbimet e Pyper, ju pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja që rrjedhin nga këto Kushte të Përdorimit. Kur shfrytëzoni shërbimet e Pyper, herë pas here mund të aplikohen edhe kushte shtesë.

Informacioni në lidhje me produktet dhe shërbimet e kësaj platforme të paraqitura edhe në uebfaqe, mund të ndryshoj në çdo kohë pa ndonjë njoftim paraprak.

Modifikimi i Sherbimeve

Pyper rezervon të drejtën që në çdo kohë dhe pa ndonjë njoftim paraprak të ndryshojë, përmirësojë, modifikojë, të kufizojë ose pezullojë apo ndërpresë përkohësisht apo përfundimisht ndonjë nga shërbimet ose pjesë të këtyre shërbimeve, apo pjesë të funksioneve të këtyre shërbimeve, përfshirë aplikacionet e lansuara. Për më tëpër Pyper rezervon të drejtën për të prezantuar apo futur në funksion veçori, funksione ose aplikacione të reja për të përmirësuar shërbimet e saj.

Llogaria

Llogaria në Pyper është personale dhe nuk duhet të përdoret nga të tjerët. Për më tepër, të dhënat duhen të jenë të sakta dhe të përditësuara.

Nëse keni hapur ndonjë llogari tek Pyper dhe shfrytëzoni ndonjë nga shërbimet e Pyper, ju jeni përgjegjës të ruani konfidencialitetin e llogarisë dhe fjalëkalimit tuaj, dhe kufizimin e qasjes në pajisjen tuaj elektronike (smart phone etj), si dhe pajtoheni të pranoni përgjegjësinë për të gjitha aktivitetet që bëhen nën llogarinë tuaj dhe fjalëkalimin tuaj.

Disa prej sherbimeve te Pyper ju keni mundesi te ju qaseni pa qene e nevojshme te krijoni llogari apo profil me Pyper, megjithate disa nga sherbimet tona jane te aksesueshme vetem pasi qe nje llogari apo profil ne Pyper te jete krijuar nga ana e juaj.

Kyçja ne plateformen Pyper eshte e mundur permes rrjetit social Facebook, permes Google ose opsionit per regjistrim me e-mail duke dhene dhe konfirmuar fjalekalimin tuaj. Me hapjen e llogarise ne Pyper ju automatikisht pranoni Kushtet e Perdorimit dhe Politiken e Privatesise.

Krijimi i profilit te llogarise

Per hapjen e llogarise tuaj ne Pyper kerkohet nga ana e jua qe te krijoni nje profil me informatat tuaja. Informatat e nevojshme per krijimin e profilit jane te kategorizuara ne dy grupe: 1) te dhenat qe nuk mund te ndryshohen nga ana juaj sic jane: a) gjinia dhe b) viti i lindjes, dhe  2) te dhenat qe mund te perditesohen ne cdo kohe nga ana e juaj sic jane: a) numri i telefonit; b) vendbanimi, c) komuna, d) statusi martesor, e)  edukimi, f) punesimi, etj.

Çdo informate e juaja trajtohet nga Pyper si konfidenciale dhe anonime.

Ndryshimi i Profilit

Ne plateformen Pyper eshte i mundur ndryshimi i profilit permes zgjedhjes se opcionit “Ndrysho Profilin”. Menjehere pas klikimit juve do te drejtoheni tek profili i juaj ku keni mundesi te ndryshoni dhe perditesoni te dhenat tuaja.

Ndryshimi i fjalekalimit

Ne plateformen Pyper ju keni mundesi qe ne cdo kohe te ndryshoni fjalekalimin tuaj, kjo eshte mundur duke klikuar ne opcionin “Ndrysho Fjalekalimin” dhe duke shenuar fjalekalimin ekzistuar, fjalekalimin e ri dhe duke konfirmuar fjalekalimin e ri dhe duke klikuar mbi opcionin “Vazhdo”.

Deaktivizimi i Llogarise

Ju keni mundesi qe ne cdo kohe te beni deaktivizimin e llogarise tuaj. Kjo eshte mundur duke klikuar ne opcionin “Deaktivizo llogarine”. Duke zgjedhur pastaj opcionin “Konfirmo llogarine” do te behet edhe deaktivizimi i llogarise dhe te gjitha te dhenat tuaja fshihen ne menyre automatike.

Shperblimet

Pyper kohe pas kohe ofron mundesine e fitimit te shperblimeve nga ana e juaj. Shperblimet qe ofrohen nga Pyper jane vetem e drejte e Pyper dhe jo detyrim dhe te njejtat mund te mos ofrohen nga Pyper nese nje gje e tille konsiderohet si e arsyeshme.

Publikimet

Pyper ne plateformen e saj bene publikimin dhe raporte te ndryshme. Keto publikime kane vetem karakter informative per perdoruesit e kesaj plateforme. Pyper nuk mban asnje pergjegjesi ligjore apo tjeter per cfaredo humbje qe perdoruesit e kesaj plateforme mund te kene si rezultat i perdorimit te informacionit te perpunuar nga Pyper apo reference ne raportet dhe publikimet e publikuara nga Pyper.

Ndërprerja

Pyper mund të ndërprej anëtarësimin menjëherë pa ndonje paralajmerim nëse ndodh ndonjëra nga ngjarjet në vijim:

  1. Ju shkelni Kushtet e Përdorimit të Pyper;
  2. Ju keqpërdorni anëtarësimin e juaj në platformë ose e përdorni atë për ndonjë qëllim tjetër;
  3. E drejta e Pyper për të përpunuar dhe përdorur informacionin, e cila është e nevojshme për të drejtuar platformën, ndalohet me ligj ose
  4. Ju nuk jeni qasur në llogarinë e juaj të Pyper ose në faqen e internetit për një periudhë prej një [1] viti ose më shumë.

Pyper mund të përfundoj anëtarësimin e juaj pa specifikuar ndonjë arsye me nje afat paralajmerimi prej 30 ditesh kalendarike. Nëse anëtarësimi juaj është ndërprerë, për çfarëdo arsye, të gjitha të dhënat e juaja që i posedon Pyper, do të fshihen dhe çdo shpërblim që ofron Pyper do të anulohet. Në rast se doni të përfundoni anëtarësimin tuaj, duhet të dërgoni një email me emrin e mesazhit “Anulo” në [email protected]

Pronësia intelektuale

Të gjitha faqet dhe informatat që i përmbajnë ose që lidhen me uebfaqen dhe aplikacionin celular, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, tekst, grafikë, audio, video, fotografi, sondazhe, pyetësorë, imazhe ose ndonjë dokument tjetër mediatik të shfaqur në një sondazh dhe logo janë pronë dhe pronësi intelektuale, ose janë të autorizuar për t’u përdorur nga Pyper, licensuesit e saj, partnerët dhe klientët e saj. Kjo përfshin të gjitha markat tregtare, të drejtat e autorit, patentat dhe informatat konfidenciale.

Përveçse siç lejohet shprehimisht nga Kushtet e Përdorimit të Pyper, ju nuk mund të kopjoni, riprodhoni, modifikoni, ripublikoni, shfaqni, ngarkoni, postoni, transmetoni ose shpërndani në asnjë mënyrë ndonjë përmbajtje të faqes së internetit ose aplikacionit mobil.

Shkelja e këtij rregulli rezulton në ndërprerjen e menjëhershme të anëtarësimit tuaj. Pyper, licensuesit, partnerët ose klientët e tij rezervojnë të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore dhe për të ndermarrë ndonjë mase të përkoheshme juridike në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës.

Faqet e palëve të treta

Faqja e internetit dhe aplikacioni mobil mund të përmbajnë vegëza që ju përcjellin në faqet e internetit që nuk kontrollohen nga Pyper. Këto uebfaqe mund të përmbajnë informata për produktet dhe shërbimet e ofruara nga palë të treta. Pyper nuk verifikon praktikat e biznesit të palëve të treta dhe nuk merr përgjegjësi për këto palë të treta. Disponueshmëria e çdo vegëze ose reference ndaj ndonjë pale të tretë nuk do të përbëj në asnjë mënyrë miratim nga Pyper të asaj pale të tretë. Ju duhet të lexoni Kushtet e Përdorimit të çdo faqeje të internetit që vizitoni. Pyper nuk merr asnjë përgjegjësi për ndonjë gjë që shkarkoni nga faqet e internetit të palëve të treta. Gjithashtu, Pyper nuk pranon asnjë përgjegjësi për ndonjë humbje ose dëmtim të shkaktuar nga viruset ose ndonjë problem tjetër që lind si rezultat i shkarkimit të softuerit të tillë nga faqet e internetit të palëve të treta ose nga pjesëmarrja në studimet e kryera nga Pyper.

Informata dhe komente për Pyper

Përpos të dhënave personale të ndjeshme, çdo informatë që ia dërgoni Pyper, duke përfshirë pyetjet, komentet dhe sugjerimet, nuk do të trajtohen si konfidenciale apo në pronësi të dikujt. Në përputhje me Politikën e Privatësisë të Pyper, një informacion i tillë mund të përdoret nga Pyper për çdo qëllim duke përfshirë riprodhimin dhe publikimin. Duke vizituar faqen e internetit të Pyper dhe/ose duke përdorur aplikacionin e saj, ju autorizoni shprehimisht Pyper të përdor çdo ide, koncept, njohuri ose teknika të përfshira në çdo komunikim për çfarëdo qëllimi pa ndonjë kompensim tjetër përveç rollerëve të fituar ose ndonjë shpërblimi tjetër të ofruar nga Pyper.

Jurisdiksioni

Kushtet e Përdorimit si dhe Politika e Privatësisë së Pyper përmbajnë pajtimin midis juve dhe Pyper sa i përket përdorimit të aplikacionit dhe faqes se internetit nga ana juaj. Këto Kushte të Përdorimit dhe çdo kërkesë ose çështje që rrjedh nga, ose në lidhje me ato, rregullohen me ligjet e Republikës së Kosovës. Për më tepër, në pajtim me Ligjin e Kosovës Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Pyper u jep respodentëve të drejtën:

  • Të konsultohen, transkriptojnë dhe kopjojnë informacionet që lidhen me ta dhe kërkojnë një ekstrakt ose një kopje të informacionit.
  • Të kundërshtojnë në çdo kohë përpunimin e të dhënave të tyre personale, qoftë përkohësisht apo përgjithmonë.
  • Për t’u qasur, transkriptuar, kopjuar, plotësuar, korrigjuar, bllokuar dhe fshirë të dhënat personale.

Plotesimet dhe ndryshimet e Kushteve te Perdorimit

Pyper mund të plotësoj dhe ndryshoj këto Kushte të Përdorimit, në çdo kohë duke i postuar plotësimet dhe ndryshimet në ueb faqe apo ne plateformen Pyper. Të gjitha plotësimet dhe ndryshimet automatikisht hyjnë në fuqi 30 ditë kalendarike nga data e postimit të tyre.

Vazhdimi i shfrytezimit te sherbimeve te Pyper nga ana e juaj pas hyrjes ne fuqi te Kushteve te ndryshuara te Perdorimit do te nenkuptoj se pajtoheni me plotesim-ndryshimet e aprovuara dhe publikuara nga Pyper.

Në rast se nuk pajtoheni me plotësim-ndryshimet e Kushteve të Përdorimit atëherë Pyper mund të mos jete në gjendje të ofroj të gjitha shërbimet për ju dhe rrjedhimisht ne keto rrethana ju duhet te beni deaktivizimin e llogarise tuaj me Pyper ose te mos vazhdoni te shfrytezoni sherbimet tona.

Privatësia

Ju lutem lexoni me kujdes Politikën e Privatësisë të publikuar nga Pyper në ueb faqën tonë https://pyper.info/politika-e-privatesise/ dhe ne plateformen Pyper. Politika e Privatësisë është pjesë integrale dhe e pandashme e Kushteve të Përdorimit.

Kontakti

Nëse dëshironi të përdorni të drejtat e lartpërmendura ose nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me këto Kushte të Përdorimit, ju lutemi kontaktoni Pyper në [email protected]

Përditësimi i fundit

Këto kushte u përditësuan për herë të fundit më 01 Nentor 2019.