1.1 Si mund të regjistrohem në Pyper?

Për të hapur llogari në Pyper, ju duhet të shkarkoni aplikacionin Pyper në telefonin tuaj të mençur në app store apo play store përmes linqeve në vijim:

Android: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.zs.oor

iOS: https://apps.apple.com/au/app/pyper/id1343799129

1.2 A janë të dhënat e mia konfidenciale?

Çdo përgjigje e dhënë mbetet konfidenciale dhe anonime. Pyper operon në përputhje me ligjin e Kosovës 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe me standardet ndërkombëtare të ICC/ESOMAR.

1.3 Pse është e rëndësishme që gjatë regjistrimit të regjistrohem me emailin tim?

Për shkak se Pyper si hap shtesë për të rritur sigurinë në aplikacion ka implementuar verifikimin e llogarisë, ju nuk do të mund ta konfirmoni llogarinë tuaj e rrjedhimisht t’i konvertoni rollerët në mbushje telefonike nëse email nuk ju përket juve apo ju nuk keni qasje në këtë email. Nëse ju keni hapur llogari në Pyper me një email i cili nuk ju përket juve, ne ju rekomandojmë të drejtoheni tek pyetja 2.4 ‘Kam hapur llogarinë përmes një email i cili nuk është i imi, si të veproj?’ për më shumë informata.

1.4 Kam plotësuar profilin mirëpo nuk i kam pranuar 10 rollerë, çfarë të bëj?

Në rast se keni plotësuar profilin dhe nuk keni pranuar 10 rollerët, atëherë ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook:

https://www.facebook.com/pyper.info/

1.5 Jam regjistruar në platformë mirëpo nuk kam pranuar pyetësorë ende.

Pyetësorët në Pyper administrohen përmes filterëve. Mostra në bazë të së cilës përpilohen filterët, krijohet duke u bazuar në natyrën e pyetësorit. Poashtu, Pyper njëkohësisht filtron mostrën në përputhje me ligjin e Kosovës 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale si dhe me standardet ndërkombëtare të ICC/ESOMAR.

1.6 Pse nuk mundem t'i konvertoj rollerët në mbushje telefonike?

Në mënyrë që t’i konvertoni rollerët, ju duhet t’i keni së paku 100 rollerë të gatshëm për konvertim. Mirëpo, në mënyrë që konvertimi të kryhet suksesshëm, ju gjithashtu duhet të keni konfirmuar llogarinë tuaj. Në rast se nuk e keni konfirmuar llogarinë tuaj, ju lutem drejtohuni tek pyetja 1.7 ‘Dëshiroj ta konfirmoj llogarinë në Pyper mirëpo nuk di se si të konfirmoj atë!’  për udhëzime rreth aktivizimit të llogarisë. Në rast se keni 100 rollerë të gatshëm për konvertim dhe keni konfirmuar llogarinë mirëpo nuk mund t’i konvertoni rollerët, ne ju rekomandojmë të drejtoheni tek pyetja 1.9 ‘Kam klikuar butonin për konvertim të rollerëve mirëpo ende nuk e kam pranuar mbushjen.’ për më shumë informata.

1.7 Dëshiroj ta konfirmoj llogarinë në Pyper mirëpo nuk di se si ta konfirmoj atë!

Ju lutem ndiqni udhëzimet në vijim për ta konfirmuar llogarinë tuaj:

  1. Klikoni ne butonin ‘Konverto’ që gjendet në Pyper.
  2. Në emailin me të cilin e keni hapur llogarinë në Pyper, ju vjen një mesazh nga Pyper me titull ‘Aktivizimi i llogarisë’.
  3. Hapeni emailin e dërguar nga Pyper dhe klikoni në butonin ‘Konfirmo Emailin’
  4. Pasi t’i keni përfunduar të gjitha hapat e përmendur më lartë, përsëri klikoni në butonin ‘Konverto’ që të procesohet transaksioni.

Në rast se prapë hasni në ndonjë vështirësi ne ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook: https://www.facebook.com/pyper.info/

1.8 Dëshiroj ta konfirmoj llogarinë mirëpo nuk e kam pranuar mesazhin për aktivizim të llogarisë.

Nëse ju nuk keni pranuar mesazhin ‘Aktivizimi i llogarisë’ në llogarinë tuaj, atëherë sigurohuni që:

  1. Jeni qasur në emailin tuaj përmes gmail, hotmail apo yahoo etj. dhe keni kontrolluar në ‘Inbox-in’ tuaj mesazhin nga [email protected]o me titullim ‘Aktivizimi i llogarisë’
  2. Emaili që e keni përdorur gjatë regjistrimit është emaili juaj personal. Në rast se nuk keni përdorur një email valid i cili ju përket juve, atëherë ne ju rekomandojmë të drejtoheni tek pyetja 2.4 ‘Kam hapur llogarinë përmes një email i cili nuk është i imi, si të veproj?’ për më shumë informata.

Në rast se opsionet më lart nuk vlejnë për ju atëherë ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook: https://www.facebook.com/pyper.info/

1.9 Kam klikuar butonin për konvertim të rollerëve mirëpo ende nuk e kam pranuar mbushjen.

Në raste të rralla, transaksionet e mbushjeve mund të vonohen mirëpo mbushjet gjithmonë dërgohen. Në rast se mbushja juaj është vonuar shumë, ne ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook: https://www.facebook.com/pyper.info/

2.0 A ka mundësi t’i humbas rollerët e gatshëm për konvertim nga llogaria ime në Pyper?

Në rast se dyshoni se rollerët tuaj janë fshirë, ne ju rekomandojmë të siguroheni që ju nuk jeni qasur padashje në një llogari të re. Nëse ndonjëra nga pikët në vijim vlen për ju, kjo do të thotë se ju jeni qasur në një llogari të re:

  1. Seksioni për të dhënat e juaja (gjinia, mosha etj.) janë bosh
  2. Kur e shkruani numrin e juaj në Pyper, ju figuron mesazhi ‘Ekziston një llogari me këtë numër’.
  3. Tek pyetësorët e plotësuar ju figuron ‘0 pyetësorë të plotësuar’.

Nëse pikët më lart vlejnë për ju, atëherë ju lutem qasuni në llogarinë tuaj që e keni pasur në mënyrë që të mund t’i përdorni rollerët e juaj. Ne ju rekomandojmë juve të shkyçeni dhe të kyçeni prapë përmes emailit me të cilin jeni të regjistruar në Pyper.

2.1 Dua të kyçem në llogari mirëpo kam harruar emailin, çfarë të bëj?

Në rast se keni harruar email me të cilën jeni të regjistruar në aplikacion, ne ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook: https://www.facebook.com/pyper.info/

2.2 Dua të ndryshoj numrin e telefonit mirëpo nuk mundem, si të veproj?

Në rast se dëshironi ta ndryshoni numrin me të cilin jeni regjistruar në aplikacion, ne ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook: https://www.facebook.com/pyper.info/

2.3 Dëshiroj të regjistroj numrin tim në profil të llogarisë time mirëpo kur tentoj më shfaqet teksti 'Ekziston një llogari me këtë numër'

Nëse ju keni përdorur numrin tuaj në një llogari tjetër atëherë ju nuk mund të përdorni numrin e njëjtë në një llogari të re. Nëse ju dëshironi ta vendosni atë prej një llogarie në një llogari tjetër atëherë ne ju rekomandojmë të drejtoheni tek pyetja 2.2 ‘Dua të ndryshoj numrin e telefonit mirëpo nuk mundem, si të veproj?’ për më shumë informata. Nëse numri juaj nuk është i vendosur në asnjë llogari aktive tuajën, atëherë ju rekomandojmë ta kontaktoni shërbimin për klientë në emailin [email protected], apo duke dërguar mesazh në llogarinë tonë në Facebook: https://www.facebook.com/pyper.info/

2.4 Kam hapur llogarinë përmes një email i cili nuk është i imi, si të veproj?

Për shkak se Pyper nuk ka të drejtë të aprovoj një kërkesë të parashtruar për mbylljen e llogarisë nëse kjo kërkesë nuk është dërguar nga emaili në të cilën është regjistruar llogaria, ne ju rekomandojmë që të hapni një llogari të re në Pyper.