Politika e Privatësisë

 

Pyper kujdeset për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave personale të përdoruesve të plateformes se saj dhe klientëve të Pyper. Duke marr parasysh si më sipër, Pyper ka zhvilluar një Politikë të Privatësisë për mbledhjen, perpunimin, përdorimin, mbrojtjen, transferimin dhe ruajtjen e të dhënave tuaja personale. Ne ju ftojmë të njiheni me këtë Politikë të Privatësisë.

Pyper si përpunues i të dhënave i personale është i zotuar për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve te plateformes Pyper.

Politika e privatësisë vlen për përpunimin e të dhënave, pavarësisht nga forma dhe /ose mjedisi në të cilin keni dhënë të dhënat tuaja personale dhe nëse të dhënat e ofruara përpunohen në sistemet e të dhënave ose ne format të letrës.

 

Pyper  do të përpunojë të dhënat tuaja personale vetëm në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke përdorur burime organizative, financiare dhe teknike të arsyeshme.

Para se krijoni llogari dhe profil me Pyper ose shfrytezoni sherbimet e Pyper ju duhet te lexoni dhe të familjarizoheni me Politikën e Privatësisë të Pyper. Nese ju keni krijuar nje llogari me Pyper ose ne cdo forme ju perdorni sherbimet qe ofrohen nga Pyper, kjo nenkupton se pajtoheni me Politiken e Privatesise se Pyper.

 

Perpunimi i te dhenave personale

Kontrollues i të dhënave personale është “Odds of Roller” SH.P.K., më numër unik identifikues: 810072455, me seli dhe adresën zyrtare: Rr. ” Sheshi Nena Terezë”, Kodi Postar 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës. Informacioni i kontaktit i Pyper për çështjet e përpunimit të të dhënave personale është: [email protected].

Përveçse siç është cekur në këtë Politikë të Privatësisë, asnjë informacion në platformën tonë që mund të shërbejë për identifikimin e personave që kanë një llogari në Pyper dhe plotësojnë pyetësor në Pyper (në tekstin e mëtejmë referuar si “Respodentë”) nuk do të jetë e qasshme nga asnjë palë e tretë.

Pyper mund të kontaktoj Respodentët ndonjëherë për t’i verifikuar përgjigjet apo informacionet që i kanë dhënë. Pyper asnjëherë nuk do të jap informacione të pasakta lidhur me kompaninë tonë apo atë që bëjmë.

Përgjigjet e respondentëve në pyetësor mbesin konfidenciale dhe asnjëherë nuk do të përdoren për t’i identifikuar.

Vendimi i Respodentëve për t’u përgjegjur në ndonjë pyetje specifike, për të marrë ose për të mos marrë pjesë në studim do të respektohet.

  • Respondentë – personat që kanë një llogari në Pyper dhe plotësojnë pyetësorë, pra të anketuarit.
  • Të dhëna personale – informacionet lidhur me një person të caktuar (respondent).
  • Palë e tretë – person ose grup personash përpos të anketuarit dhe stafit të Pyper.
  • Të dhëna personale të ndjeshme – të dhëna që mund të përdoren për identifikimin e respondentëve.

Procesimi i të dhënat personale të respondentëve

Hapja e një llogarie në Pyper është falas. Llogaria e një respondenti është personale dhe duhet të përdoret vetëm nga vetë respondenti dhe jo nga dikush tjetër. Respondenti mund të regjistrohet në platformë vetëm një herë. Në mënyrë që të hapet një llogari në Pyper, më saktësisht që një respondent të regjistrohet në platformë, respondentëve iu kërkohet të japin adresën e postës së tyre elektronike (e-mail) dhe numrin e telefonit mobil si dhe të vendosin një fjalëkalim për llogarinë e tyre. Respondenti është përgjegjës që fjalëkalimi i tij të jetë i sigurt dhe nuk duhet t’ia tregoj askujt fjalëkalimin. Pyper nuk merr përgjegjësi për ndonjë përdorim të pa autorizuar të llogarisë së respondentëve. Respondentët po ashtu mund të mos japin informacione shtesë sa i përket moshës, gjinisë, profesionit, statusit martesor, vendbanimit të tyre etj. mirëpo kjo rezulton në mos marrjen e shpërblimeve që Pyper i ofron.  Respondentët duhet të sigurohen që informacioni që e japin (duke përfshirë numrin e tyre të telefonit mobil i cili përdoret për t’ua transferuar shpërblimin që e ofron Pyper) është i saktë dhe i përditësuar dhe nuk është gabim. Informacionet personale të respondentit janë të qasshme vetëm nga Pyper dhe përdoren si kriter për të vendosur se kujt do t’i dërgohen pyetësorë të ndryshëm. Këto informata mund të ndahen edhe me palë të treta përderisa identiteti i respondentit apo ndonje karakteristike tjeter personale qe mund ta identifikoj respondentin nuk ekspozohet. Pra, informacionet personale përdoren për ta përcaktuar mostrën dhe për analizë të pyetësorëve dhe Pyper nuk është i obliguar t’ua dërgoj pyetësorin të gjithë respondentëve ose të marrë miratim nga respondentët për të ndarë të dhënat personale me palë të treta.

Si rezultat i informacioneve që i ofrojnë respondentët, Pyper i mbledh dhe analizon:

  1. Të dhënat personale të lartpërmendura
  2. Përgjigjet e respondentëve në pyetësor sa i përket produkteve dhe/ose shërbimeve të ndryshme.

Pyper po ashtu mund të ju kërkoj respondentëve që t’i japin të dhënat e tyre personale të ndjeshme siç janë raca, kombësia, qëndrimet politike, besimi fetar ose filozofik, anëtarësimi në sindikata, shëndeti, jeta seksuale ose orientimi seksual. Mirëpo, respondentët nuk janë të obliguar t’i japin këto të dhëna. Andaj, për këso pyetje, respondentëve gjithmonë do tu ofrohet opsioni “Refuzoj të përgjigjem”. Të dhënat personale të ndjeshme të respondentëve janë konfidenciale përveç nëse respondenti/ja pajtohet që palët e treta të mund të kenë qasje në të dhënat e tyre. Në këtë rast Pyper do të kërkoj një pëlqim me shkrim për të dhënat personale të ndjeshme dhe nuk do t’i jap këto të dhëna nëse pëlqimi me shkrim nuk është dhënë.

Duke u regjistruar në platformë respondenti/ja pajtohet me politikën e privatësisë dhe me kushtet e përdorimit të Pyper, më saktësisht me të drejtën e Pyper për të mbledhur, analizuar dhe për të ruajtur të dhënat, për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilat janë grumbulluar këto të dhënat. Në rast se regjistrimi në platformë nuk kryhet me sukses, çfarëdo infomacioni që ka dhënë respondenti/ja nuk do të ruhet në platformën e Pyper. Po ashtu, Pyper ka të drejtë që të refuzoj ndonjë kërkesë për regjistrim në platformë pa dhënë ndonjë arsye dhe mund ta përfundoj anëtarësimin e ndonjë respondenti/je në panel nëse nuk kanë plotësuar ndonjë pyetësor për më shumë se një vit. Mirëpo, nëse ndonjë respondent/e nuk ka mundësi që ta plotësoj ndonjë pyetësor për më shumë se një vit, respondenti/ja duhet të kontaktoj Pyper në [email protected] në mënyrë që Pyper mos ta përfundoj anëtarësimin e tij/saj në platformë.

Po ashtu, Pyper përdor kanale të sigurta për transmetim të të dhënave. Mirëpo, transmetimi i të dhënave përmes internetit nuk është plotësisht i sigurt. Andaj, Pyper nuk mund të garantoj sigurinë e të dhënave të respondentëve gjatë transmetimit të tyre dhe nuk mban përgjegjësi për ndonjë pasojë. Po ashtu, nëse ndonjë mesazh që Pyper ua dërgon respondentëve në postën e adresës së tyre elektronike (e-mail) përmban ndonjë virus, Pyper nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëm të shkaktuar dhe asnjë respondent/e nuk mund të kërkoj kompensim.

Shpërblimi

Respondentët mund ta marrin shpërblimin që e ofron Pyper vetëm nëse e kanë grumbulluar numrin e nevojshëm të rollersëve. Nëse respondenti/ja nuk mund ta marrë shpërblimin edhe pse i ka grumbulluar rollersët e nevojshëm, respondenti/ja duhet të na kontaktoj në [email protected]. Pyper nuk mban përgjegjësi për mos shpërblimin e respondentit/es, nëse respondenti/ja nuk e ka informuar Pyper për këtë problem.

Përdorimi i të dhënave

Pyper iu kërkon anëtarëve të platformës së saj të shprehin mendimet e tyre për produkte dhe shërbime duke i plotësuar pyetësorët nëpërmjet aplikacionit Pyper. Të dhënat e grumbulluara analizohen, interpretohen dhe i prezantohen/shiten klientëve tonë që duan t’i përdorin të dhënat për qëllime biznesi siç është përmirësimi i ndonjë produkti/shërbimi, vlerësimi i kënaqshmërisë së klientëve për një produkt/shërbim etj. Sidoqoftë, identiteti juaj dhe cdo karakteristike tjeter qe mund te qoj ne identifikimin tuaj do të jetë anonim dhe palët e treta nuk do të jenë në dijeni të pjesëmarrjes suaj. Po ashtu, Pyper mbron dhe trajton të dhënat personale të ndjeshme të respondentëve me efikasitetin më të lartë dhe iu siguron respondentëve/eve të drejtat e tyre në pajtim me Ligjin e Kosovës Nr. 06 / L-082  për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Andaj:

  • Pyper para çdo perdorimi apo shpalosje te te dhenave personale te ndjeshme me marres te te dhenave personale do te kerkoj pelqimin nga Respondentet permes e-mail adreses ose ndonje mediumi tjeter te qendrueshem.
  • Të dhënat e ndjeshme të respondentëve/eve nuk do të jenë të qasshme nga palët e treta për qëllime të shitjes ose qëllime marketingu nëse respondenti/ja nuk ka dhënë pëlqim me shkrim. Me këtë rast të kërkesës së Pyper për ndarje të të dhënave të ndjeshme personale, Pyper do të njoftoj respondentët për informacionet që synohen të zbulohen, qellimin e shpalosjes dhe marresin e te dhenave.
  • Pjesëmarrja e respodentëve në studim është konfidenciale dhe përgjigjet individuale nuk do të tregohen përveçse nëse respondentët pajtohen që Pyper mund t’i citoj përgjigjet që ata i japin por pa zbuluar identitetin e tyre. Mirëpo, përgjigjet e respodentëve do të jenë të qasshme nga palët e treta vetëm si përgjigje kolektive.
  • Refuzimi i respodentëve për të marrë pjesë në ndonjë pyetësor ose pyetje nuk do të ketë pasoja për respondentët.
  • Posa të analizohen të dhënat ose/dhe të ju shiten klientëve të Pyper, Pyper do t’i shkatërroj ose fshij të dhënat që i ka grumbulluar.

Përditësimi i të dhënave personale

Është përgjegjësi e respondentëve që t’i përditësojnë të dhënat e tyre personale të ndjeshme. Respondentët mund t’i përditësojnë të dhënat e tyre duke shkuar në seksionin “Profili” më pas duke selektuar butonin lart në të djathtë në aplikacionin mobil.

Mospjesëmarrja

Respondentët kanë të drejtë të mos përgjigjen në ndonjë pyetësor ose mund të mos marrin pjesë në studim pa asnjë pasojë.

Përdorimi i “cookies”

Pyper mund të përdor “cookies” ose fajlla të ngjajshëm gjatë regjistrimit tuaj në platformë dhe gjatë plotësimit të pyetësorëve. Këto “cookies” përdoren vetëm për qëllime teknike që të mundësojnë transmetimin e saktë të përgjigjeve të dhëna në pyetësorë në databazën e Pyper dhe të sigurojmë që një respondent të mos mundet ta plotësojë të njëjtin pyetësor më shumë se një herë. Kur pyetësori përmban shumë pyetje, “cookies” përdoren për ta bërë plotësimin e pyetësorëve më të përshtatshëm për respondentin. Gjithashtu, Pyper përdor Google Analytics që të mbledh të dhëna se sa njerëz e vizitojnë uebfaqen e Pyper, cilat seksione i shikojnë më shumë dhe kështu me rradhë në mënyrë që të përmirësohet uebfaqja. Duke vizituar uebfaqen e Pyper ose/dhe duke përdor aplikacionin Pyper, ju pajtoheni me përdorimin e “cookies”. Si shtese e kesaj ju duhet te jepni pelqimin tuaj te per perdorimin e “cookies” duke klikuar mbi fjaline “accept cookies” ose shqip “pranoj cookies” për të siguruar që ju e kuptoni efektin e dhënies së pëlqimit.

Marketingu i drejtperdrejte

Pyper kohe pas kohe mund te perpunoj te dhenat tuaja personale per qellime te marketingut te drejteperdrejte, ose per qellime te tjera mund te ju dergoj letra informative, pamflete marketingu apo materiale te tjera qe mund te jene te karakterit promocionale. Megjithate ne cdo rast ne secilin prej materialeve qe ju pranoni ju do te keni mundesine dhe opcionin e ç’regjistrimit per te pranuar informacion te tille.

Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave personale

Pyper do të ruajë dhe përpunojë të dhënat personale tuaja, për aq kohë sa ekziston të paktën një nga kriteret e mëposhtme:

  • Për aq kohë sa marredhenia me ju është në fuqi;
  • Për aq kohë ju ose Pyper mund të ushtrojnë interesat e tyre legjitime në përputhje me procedurat e përcaktuara në aktet rregullative (për shembull, për të paraqitur një kundërshtim ose për të ndërmarrë veprime ligjore);
  • Për aq kohë që një nga palët ka një detyrim ligjor për të mbajtur të dhënat;
  • Për aq kohë sa pëlqimi i juaj për përpunimin përkatës të të dhënave personale është në fuqi, përveç nëse ka një tjetër bazë legjitime për përpunimin e të dhënave.
  • Kur skadojnë këto rrethana, të dhënat personale tuaja fshihen ose anonimezohen.

Të drejtat e tuaja si subjekt i të dhënave

Në përputhje me ligjet dhe rregulloret, ju si subjekt i te dhenave keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat e tuaja personale, si dhe të kërkoni nga Pyper të plotësojë, korrigjojë ose fshijë ato, ose të kufizojë përpunimin e të dhënave, ose të drejtën për të kundërshtuar përpunimin, si dhe të drejtën për transportueshmëri të të dhënave. Kjo e drejtë do të ushtrohet në atë masë sa përpunimi nuk rrjedh nga detyrimet e Pyper që i imponohen asaj nga ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe që janë në interes të publikut. Një kërkesë për ushtrimin e të drejtave tuaja mund të bëhet në formë elektronike duke na shkruar në email adresen: [email protected].

Vendndodhja

Në mënyrë që disa pyetësor të mund të plotësohen, respondentit/es i kërkohet që ta bëjë aktiv opsionin që tregon vendndodhjen e tij/saj. Ky opsion përdoret vetëm në mënyrë që Pyper të përcaktoj mostrën se kujt do t’i dërgohet pyetësori. Pasi që disa pyetësorë përmbajnë pyetje që mund të përgjigjen vetëm duke qenë në ndonjë lokacion të caktuar, në mënyrë që respondenti të mund ta plotësoj pyetësorin, është e nevojshme që opsioni që tregon vendndodhjen e tij/saj të jetë aktiv. Sidoqoftë, respondenti/ja ka gjithmonë të drejtë që të mos marrë pjesë në këte lloj pyetësorësh

Njoftimi rreth ndryshimeve te Politikes se Privatesise

Për çdo ndryshim që bëhet në politikën e privatësisë së Pyper, Pyper do të postoj një njoftim në uebfaqen e Pyper që t’i njoftoj respondentët për ndryshimet dhe njoftimi do t’i drejtoj respondentët tek politika e privatësisë që është ndryshuar. Çdo ndryshim i Politikes se Privatesise hyn ne fuqi 30 dite  kalendarike prej dites kur njoftimit per plotesim ndryshim te politikes eshte publikuar nga ana e Pyper.

Vazhdimi i shfrytezimit te sherbimeve te Pyper nga ana e juaj pas hyrjes ne fuqi te Politikes se Privatesise te plotesuar dhe ndryshuar do te nenkuptoj se pajtoheni me plotesim-ndryshimet e aprovuara dhe publikuara nga Pyper.

Në rast se nuk pajtoheni me plotësim-ndryshimet e Politikes se Privatesise atëherë Pyper mund të mos jete në gjendje të ofroj të gjitha shërbimet për ju dhe rrjedhimisht ne keto rrethana ju duhet te beni deaktivizimin e llogarise tuaj me Pyper ose te mos vazhdoni te shfrytezoni sherbimet tona.

 

 

Data efektive e publikimit

 

Publikuar më: 01 Nentor 2019, Prishtinë