Introduction
Kompania e hulumtimeve që ka revolucionarizuar mbledhjen e të dhënave në Kosovë
Për të siguruar kualitetin e aplikacionit mobil Pyper janë angazhuar dhjetëra ekspert ndër më të njohurit në Kosovë në fushën e teknologjisë, zhvillimit të softuerit, kodimit statistikor , hulumtimit, sigurimit të cilësisë , konsulencës ligjore e të tjera.
200
Pyetësor me Pyper
25000
Llogari në Pyper
240000
Anketime të kryera
BRENDI DHE KOMUNIKIMI
Ne i ndihmojmë klientët të informohen mbi perceptimin e brendit të tyre në mënyrë që ata të mund ta përmirësojnë imazhin e brendit duke rezultuar kështu në rritjen e biznesit të tyre.
KUPTO KONSUMATORIN
Marrja e mendimeve të klientëve është mënyra e vetme për të kuptuar më shumë rreth produktit/shërbimit tuaj. Këto informata janë thelbësore për të rritur shitjet.
HULUMTIMI I MUNDËSIVE NË TREG
Duke u informuar për vendin tuaj në treg, rreth konkurrencës, pikave të forta dhe të dobëta të tyre nga përceptimet e qytetarëve ju do të jeni në gjendje të krijoni strategji për t’u rankuar më lart dhe ti’a kaloni konkurrencës.
VENDOSJA E ÇMIMIT
Pyper ofron të dhëna të rëndësishme rreth perceptimit të çmimit për produktin/shërbimin tuaj në mënyrë që çmimi të përputhet me kualitetin e perceptuar të klientëve.

Tek ne mund
të mbështeteni
PËRVOJA JONË
Mënyra inovative dhe e avancuar e hulumtimeve përmes Pyper kamundësuar kryerjen e hulumtimeve nga kompani dhe organizata tëndryshme si rezultat i platformës së saj të avancuar teknologjike, dukerezultuar kësisoji në një çmim të volitshëm për tregun kosovar, për kryerjene hulumtimeve brenda një periudhe të shkurtër dhe po ashtu si rezultat igrumbullimit të të dhënave të pa anueshme.
Shërbimet tona
Hulumtime kuantitative
Hulumtimet mobile përmes aplikacionit Pyper
Hulumtime në terren
Intervista telefonike të asistuar nga kompjuteri (CATI)
Pyper grumbullon të dhëna edhe përmes komunikimeve telefonike.
Hulumtime kualitative
Fokus grupe
Hulumtime përmes observimit
Hulumtimet observuese kanë për qëllim vlerësimin e dukurive shoqërore dhe biznesore. Më saktësisht, Pyper ofron shërbime të vrojtimit për të analizuar dukuritë sociale dhe sjelljet e klientelës me qëllim të krijimit të modeleve (patterns) të cilat mund të nxjerrin të dhëna të rëndësishme për zhvillim të biznesit apo për krijimin e programeve të cilat kanë për qëllim të kenë ndikim në shoqëri.
Intervista të zgjeruara (in-depth)
Hulumtimet e zgjeruara kanë për qëllim të nxjerrin informata cilësore të cilat janë më të vëllimshme sesa hulumtimet tjera kualitative. Këto hulumtime ofrojnë marrjen e hollësishme të informatave në lidhje me çështjen në interes që të fitohet një pasqyrë e mirëfilltë rreth një teme apo ngjarje të caktuar. Si rezultat, këto hulumtime janë të dobishme për entitete të ndryshme, sidomos për biznese dhe organizata joqeveritare.