Sa shpesh i zbatojmë këshillat që i marrim nga të tjerët?

Çdokush merr dhe jep këshilla qoftë nga familjarët, miqtë apo kolegët e punës. Në sondazhin e fundit të realizuar nga Pyper, 74.5% e qytetarëve të anketuar janë përgjigjur se në shkallë të ndryshme marrin këshilla nga të tjerët.

Të pyetur se a i zbatojnë këto këshilla që marrin nga të tjerët 95.5% e qytetarëve në shkalla të ndryshme u përgjigjen se i zbatojnë këshillat që marrin. 3.07% e qytetarëve u përgjigjën duke thënë se i zbatojnë në pak raste dhe 1.42% e qytetarëve u shprehën se nuk i zbatojnë asnjëherë këshillat që i marrin nga të tjerët.

Një shumicë dërrmuese e të anketuarve (88.06%) tregojnë se para se të marrin një vendim të rëndësishëm gjithmonë konsultohen me dikë, ndërsa 11.94% e qytetarëve të anketuar u shprehen se vendimet e rëndësishme i marrin pa u konsultuar me askënd.